Ish-lideri i PD-së gjithashtu edhe ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjete sociale ka bërë me dije se ditën e nesërme do të mbahet ‘Foltorja’ në qytetin e Kukësit.
Berisha ka njoftuar se takimi do të nisë në orën 17:30, në Pallatin e Kulturës ku do të zhvillohet takimi me demokratët. Ai u ka bërë thirrje gjithë demokratëve të Kukësit të jenë të pranishëm.
POSTIMI:
Njoftim: Diten e marte me daten 12 tetor ne ora 17:30 ne Pallatin e Kultures do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Kukesit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb
/Priza.al/