VIDEO/ Banorët e “Big Brother VIP” shpërthejnë në lot me rrëfimet rrënqethëse të njëri-tjetrit

Tetori është në të gjithë botën muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin që në fazë të hershme të kancerit të gjirit.

Për këtë arsye, zhvillohen fushata në mbarë globin për të nxitur femrat që të bëjnë diagnostikime.

Duke qenë se reality show “Big Brother VIP” ndiqet nga një numër i madh personash, ata kanë ndarë histori nga jeta e tyre, ku disa u treguan mjaft të hapur duke folur për personat e zemrës që i kanë humbur nga lufta me kancerin.

Rrëfimet e tyre kanë qenë shumë prekëse dhe kanë emocionuar që të gjithë banorët si dhe publikun që i ka ndjekur në ato momente.

Teksa po fliste për humbjen e nënës, Sabiani ka shpërthyer në lot duke u shprehur se kishte menduar që asnjëherë të mos e ndante këtë histori aspak të lehtë për të.

Po ashtu, Paloma rrëfeu se kishte humbur një nga njerëzit më të rëndësishëm, të motrën, për shkak të kancerit. Iliri tregoi historinë e asistentes së tij apo siç ndryshe e quajti krahu i djathë për vite me radhë, ndërsa Sheila të hallës.

Të gjithë banorët kanë bërë thirrje për diagnostikimin e hershëm të sëmundjes, si dhe kanë ndarë fjalë inkurajuese për çdo femër që po e përjeton diçka të tillë.

Po ashtu, ata janë mbledhur të gjithë së bashku dhe në kuadër të kësaj fushate kanë dhënë një mesazh mjaft të rëndësishëm, në grup kanë brohoritur: E duam jetën!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *