Erling Haaland do të refuzojë kalimin te Real Madridi, por vetëm nëse klubi spanjoll përpiqet të nënshkruajë së pari me Kylian Mbappen.
Sulmuesi i Borussia Dortmund pritet të vërshohet nga ofertat verën e ardhshme, me Los Blancos që raportohet se po i prijnë garës.
Haaland do të jetë në dispozicion për vetëm 75 milionë euro, falë një klauzole lirimi në kontratën e lojtarit, por sipas një raportimi nga Marca, ai do të ishte i gatshëm të refuzonte Realin edhe nëse ata bëjnë ofertë për të.
Mbappe mendohet të jetë arsyeja kryesore për këtë, pasi Haaland nuk dëshiron të luajë me yllin francez, pasi mendon se do të mbetej nën hijen e tij.
Francezi ishte afër të kalonte te Real Madridi këtë verë, por që oferta e klubit spanjoll rreth 170 milionë euro, u refuzuar nga Paris Saint-Germain.
Sidoqoftë, me Mbappen që është lojtar i lirë verën e ardhshme dhe që e kërkon kalimin në Bernabeu, kalimi mund të jetë i lehtë për t’u realizuar.
Në teori, kjo do të thotë që Los Blancos mund të nënshkruajnë si me Mbappen, ashtu edhe Haalandin për një shumë tejet të arsyeshme.
Haaland do të preferonte të ishte lojtari kryesor në një klub tjetër dhe ai është i gatshëm të refuzojë Realin.
Liverpool, Manchester United dhe Manchester City janë po ashtu të interesuara në të, dhe të gjitha me siguri do të përpiqen të bindin 21-vjeçarin të zgjedhë Anglinë dhe jo Spanjën.
/Priza.al/