Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Krastë të Krujës ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të automjetit nga shoferi K.D 20 vjeç. Automjeti tip “Benz” doli nga rruga, duke dëmtuar edhe dy pasagjerët të cilët po udhëtonin me atë.
Si pasojë u plagos shoferi dhe dy pasagjerë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/