Të hënën e 4 tetorit rrjetet sociale Whatsapp, Facebook, Instagram dhe Messenger u bënë të paarritshëm në të gjithë botë. Për shumë prej nesh, ndërprerja e gjatë vërtet zbuloi se sa të varur jemi bërë në mediat sociale, duke na lënë kohë të lirë. Po ju çfarë bëtë këto orë? Lexuat? Bëtë joga? Ndoshta keni bërë një pikturë me bojëra uji? Apo thjesht patë pak porno?
Të dhënat pohojnë se shumë prej jush u drejtuan tek kjo zgjidhje e fundit. “Pornhub”, site-i me përmbajtje pornografike ka publikuar statistikat e asaj dite ku është vënë re një rritje me 10.5% në trafikun e faqes. E përkthyer në shifra të tjera, sipas punonjësve të “Pornhub Insights”, rreth gjysmë milioni më shumë persona e kanë vizituar faqen e njohur. Pra, kur njerëzve iu dha një mundësi për të qenë produktivë pa asnjë shpërqendrim, kjo është ajo që ata bënë.
Gjatë kësaj kohe, Snapchat pati një rritje me 23% të kohës së shpenzuar në aplikacionin Android krahasuar me të njëjtën ditë një javë më parë. Aktiviteti në Telegram, Signal, Tëitter dhe TikTok u rrit gjithashtu. Sensor Toëer deklaroi se krahas Snapchat, përdorimi Telegram u rrit me 18%, Signal me 15%, Twitter me 11% dhe TikTok me 2%.
/Priza.al/