Një 34-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Greqi. Media fqinje raportojnë se ngjarja ka ndodhur dje, por është bërë sot publike nga policia greke.
Atentati ka ndodhur në urën e Kaliftaktit, në Kifisia të Athinës, ku persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shqiptarin.
Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “Gentimatas”, ndërsa rezulton një person me precedentë të shumëfishtë penale për trafik droge, grabitje dhe vjedhje. Ai është qëlluar me dy plumba në bark dhe një në këmbë.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga vendngjarja, ku shqiptari shihet i shtrirë në tokë, menjëherë pas ngjarjes.