“Qytetarët të votojnë të lirë”/ Yuri Kim: Të garantohet siguria e të dhënave personale sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim u ka bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Diplomatja amerikane ka shpërndarë në rrjetin e saj social Twitter, një postim të kryekomisionerit shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili ka publikuar rekomandimin e OSBE-së për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

Ambasadorja shkruan se autoritetet duhet të veprojnë dhe se e drejta e qytetarëve për të votuar të lirë e pa frikë, është baza e demokracisë.

“Ne nxisim autoritetet të veprojnë mbi këtë & rekomandimet e tjera të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar të lirë – pa frikë, presion apo tërheqje të paligjshme – është baza e demokracisë” – shkruan ambasadorja Kim.

Rekomandimi i katërt i OSBE/ODIHR ka të bëjë me garantimin e sigurisë për të dhënat personale për qytetarët në zgjedhje. Ky rekomandim ka ardhur pasi gjatë fushatës zgjedhore, është publikuar një databazë me të dhënat personale të mbi 900 mijë qytetarëve në Tiranë, të cilën e zotëronte Partia Socialiste.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *