Kontrabanda e ilaçeve/ Arrestohet pronari i ‘Farma Net Albania’, Sokol Topçiu

Tre ditë më parë Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit zhvilluan aksioni e madh në kryeqytet, të koduar ‘Përfitimi’, në lidhje me veprat penale në fushën e farmaceutikës.

Policia bëri me dije se personat e arrestuar gjatë periudhës së pandemisë kishin rritur disa fish çmimet e medikamenteve duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik shtetit. Përveç kësaj depot bashkëpunoni njëra me tjetrën dhe në disa raste kanë tjetërsuar edhe prejardhjen e ilaçeve.

‘Priza.al’ në mënyrë ekskluzive nxori fotot e personave të arrestuar si dhe emrat e subjekteve farmaceutike të përfshira në kontrabandën e medikamenteve.

Por sot, përveç 6 të arrestuarve me datë 8 tetor, ka rënë në pranga edhe Sokol Topçiu, administrator i ‘Farma Net Albania’, i cili ka një rrjet prej  100 farmacish. Kjo kompani është themeluar në 2009 dhe më datë 10.04.2014, u ndryshua emri tregtar i shoqërisë nga “Farma Net” në “Farma Net Albania”.

Ajo është regjistruar për tregtim të  artikujve te ndryshëm, import – eksport, pajisje elektrike dhe elektronike, elektro-shtepiake, duhan, cigare, medikamente farmaceutike, bujqësore dhe blegtoralë, veshmbathje, lende te para për industrinë, materiale ndërtimi dhe hidrosanitare, pajisje zyrash dhe kancelari, pjese këmbimi auto e makineri të çdo lloji.

Ilaçet që u shitën në treg me çmim shumë herë më të lartë se sa u blenë janë: ‘inhixa, clexane, favira, alphagan, cyrotex, aricept, medro, co aprovel.’ Dyshohet se këto ilaçe u sollën në Shqipëri me 20 dollarë dhe disa prej tyre u shitën deri në 500 mijë lekë të vjetra.

Kujtojmë se personat e tjerë të arrestuar janë:

Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i farmacisë ‘Bleri’, Tiranë;

Blerim Bitri
Blerim Bitri

Florian Marku 39 vjeç, administrator i ‘Flori Farma’ (vitabiotics, suplemente, prodhohen në Indi, sillen si angleze në Shqipëri duke i falsifikuar prejardhjen);

Florian Marku
Florian Marku

Bashkim Osmani administrator i depo farmaceutike ‘Elba’, ka perfaqësinë e Krka, Bosnia lek etj,.

Bashkim Osmani
Bashkim Osmani

Florian Lila administrator i një bar -restoranti në ambientet e së cilit ishin fshehur ilacet kontrabande të një farmacie që ndodhet në Don Bosko. Gjithashtu, Florian Lila është pronar i ‘Pharma Store’ si dhe kryetar i PD-së në njësinë nr.11

Florian Lila
Florian Lila

Margarita Xhaxhiu e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;

Jani Papuli, i punësuar nga shtetasja M. Xh;

Ky operacion vjen si rezultat i hetimeve që kanë zgjatur për disa muaj nga Prokuroria e Tiranës dhe Sektori i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit për veprat penale në fushën e farmaceutikës.

Njoftimi i Policisë: Në vijim të operacionit policor të koduar “Përfitimi”, finalizuar me datë 08.10.2021, nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 6 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe sherbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. T, 57 vjeç, administrator i një rrjeti farmaceutik.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Vijon puna për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *