Një tjetër titullar ka humbur sfidën kundër Polonisë dhe ka vendosur në vështirësi të mëdha trajnerin Edi Reja.
Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka rezultuar pozitiv ndaj COVID dhe për këtë arsye është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e ekipit.
Ai nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme të kuqezinjve pasi tashmë nuk llogaritet në planet e teknikut italian për sfidën ndaj Lewandowski & Co.
Cikalleshi është rasti i dytë pozitiv pas Hoxhallarit në këtë grumbullim mes kuqezinjve, ndërsa i infektuar ka rezultuar që në fillim të grumbullimit edhe fizioterapisti Voci.
/Priza.al/