Nga dita e sotme në Gjermani testet e COVID-19 nuk do të jenë më falas. Të gjithë ata qytetarë që nuk zgjedhin të vaksinohen do të duhet t’i paguajnë vetë testet e Covid, çmimi i së cilit kushton nga 15-20 euro.
Testet do të vazhdojnë të jenë falas për fëmijët nën 12 vjeç dhe gratë shtatzëna. Kjo është një masë e ndërmarrë për të nxitur edhe më shumë vaksinimin e qytetarëve.
Një masë e ngjashme hyn në fuqi në Francë në 15 tetor, qoftë për testet PCR, por edhe testin antigjen.
Edhe bashkitë gjermane e kanë përshëndetur këtë vendim. “Ne nuk mendojmë, se heqja e testeve falas do të çojë në konflikte serioze sociale“, është shprehur Gerd Landsberg, kreu i Shoqatës së Bashkive dhe Komunave Gjermane, për rrjetin redaksional gjerman, “Redaktionsnetzwerk Deutschland”.
/Priza.al/