Të tjera detaje janë zbuluar nga krimi që tronditi Greqinë, ku piloti Babis Anagnostopoulos mbyti bashkëshorten e tij 20-vjeçare, Caroline Crouch. Piloti aktroi sikur ishte i lidhur, ndërsa fliste me policinë dhe trupi i pajetë i bashkëshortes ndodhej pranë tij.
Autoritetet në vend kanë bërë publike sot bisedën që ai pati me oficeren e policisë pasi kishte kryer krimin. Në bisedën audio të zbardhur, Babis hiqet si i shokuar dhe i trembur ndërsa kërkon i dëshpëruar ndihmën e policisë dhe një ambulancë. Në anën tjetër të telefonit është një grua që e pyet se ku ndodhet.
BISEDA
Piloti: Më ndihmoni!
Qendra : Urdhëroni?
Piloti : Më ndihmoni, (duke qarë) ndihmë!
Qendra: Fol pak më qetë.
Piloti : Më ndihmoni, grabitës..
Qendra: Më thuaj ku je?
Pilot : Ndihmë ( merr frymë rëndë) Më ndihmoni.
…Telefonata zgjat një minutë e 48 sekonda.
Qendra: Nuk ju kuptoj, çfarë po ju ndodh.
Pilot : 10….10…( nuk kuptohet se çfarë po thotë.
Qendra : Ku ndodheni?
Piloti : Glyka Nera.
Qendra: Ku në Glyka Nera?
Piloti : Parodos…
Qendra: Po…
Piloti : Parodos dhe Panagouli 10
Piloti : Ndihmë! Ambulancë!
Qendra: Sa vjeç je?
Piloti : Më duhet një ambulancë sa më shpejt.
Qendra: Po vijmë menjëherë
Piloti donte që të ishte me të gjitha kushtet bindës. Për këtë arsye, përpara se të bënte telefonatën, u ra dy numrave të gabuar në përpjekje për të telefonuar “100” me hundë. Në orën 06:08 telefoni “180” dhe në 06:10 numrin “1000”.
/Burimi: Zougla.gr/ Përshtati në shqip: Priza.al/