Studimi/ A duhet të pini kafe përpara stërvitjes?! Ja si ndikon në metabolizmin tuaj

Kafeina ndikon në kimikatet e trurit përgjegjëse për lodhjen dhe stimulon prodhimin e energjisë, e cila zgjat qëndrueshmërinë, por prapëseprapë nuk duhet ta teproni.

Përveç përshpejtimit të metabolizmit, kafeja është një pije e shkëlqyer para stërvitjes, sepse zvogëlon mundimin dhe lodhjen.

“Daily Mail” shkruan se rekomandohet të pini dy filxhanë kafe një orë para stërvitjes: do të rrisë qëndrueshmërinë me 30 për qind, stërvitja do të jetë më intensive dhe do të jetë më e gjatë.

Kafeja ju jep qëndrueshmëri

Një filxhan kafe përmban mesatarisht 100 miligramë kafeinë, dhe është optimale të konsumoni 3 deri në 4 miligramë kafeinë për kilogram.

Kështu, një burrë që peshon rreth 61 kilogramë mund të pijë dy gota para stërvitjes. Kjo do t’i japë trupit energji shtesë për t’u stërvitur më gjatë dhe për të bërë më shumë përpjekje.

Kafeina është e paparashikueshme, kështu që është gjithmonë e rëndësishme të pini ujë gjatë stërvitjes për të parandaluar dehidratimin dhe mbinxehjen e trupit, shtoi nutricionisti britanik Jo Travers.

Hulumtimet e mëparshme kanë konfirmuar se kafeina ndihmon te futbolli dhe disiplinat e vrapimit, ndërsa atletët e përdorin atë sepse rrit qëndrueshmërinë dhe mund të përmirësojë aftësitë motorike.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *