Basha e shkarkoi, reagon Noka: Ai përjashtoi Sali Berishën, si mund të mos ta bënte me mua?

Flamur Noka duket se nuk është habitur nga vendimi i PD-së për ta shkarkuar nga detyra e Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë

Noka thotë se fakti që kreu demokrat guxoi duke përjashtuar liderin historik të PD-së, tregon se mund ta bëjë të njëjtën gjë me këdo tjetër.

‘Ai shkarkoi Sali Berishën, si mund të mos më shkarkonte mua? Gjithçka për t’u kapur pas karriges, është peng dhe e urdhërojnë të tjerët gjithçka që bën. Nga një peng pritet gjithçka. Vjen si pasojë e reagimeve dhe qëndrimeve të mia. Unë nuk hesht, nuk e pranoj dot që partia ime të pushkatohet dhe të shkelet me këmbë. Nuk do të ndërmarr asnjë hap’, shprehet deputeti demokrat.

Sot deputeti i PD-së, Flamur Noka nuk i kurseu akuzat ndaj Lulzim Basha, ku edhe njëherë tha se i ka kërkuar të marrë përgjegjësi pasi partia po shkon në zgrip. Në përfundim të mbledhjes të grupit parlamentar të PD, Noka theksoi se Basha ka bërë të qartë  se për të është më i shtrenjtë fati i ‘karriges’ sesa ai  partisë. Ndërsa u ndal në debatet e mbledhjen e Kryesisë së Grupit mbrëmjen e djeshme, Noka tha se Basha i bëri poshtërimin e radhës anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke e quajtur ‘llum’.

Flamur Noka ka qenë ndër të parët deputet në radhët e PD-së i cili ka dalë hapur kundër vendimit të kreut të PD-së për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Madje ai është parë që ka qëndruar krah Berishës edhe në takimet ‘Foltorja’ që po zhvillon ky i fundit në çdo qytet të Shqipërisë.

Me ‘Foltoren’ e tij Berisha më shumë se sa të rrëzojë Bashën nga kreu mi PD, në fakt kërkon t’u mbush mendjen demokratëve se ai është gjykuar pa të drejtë me shpalljen e vendimit ‘non grata’ nga DASH. Edhe pse vetë SHBA konfirmon se për Berishën është një dosje e plotë lidhur me faktet se ai ka minuar demokracinë dhe ka bërë korrupsion gjatë kohës që ka qenë në qeveri.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *