Mbrojtësi i Manchester City-t Benjamin Mendy do të mbetet në burg. Ai do të përballet me një proces të nisur për akuza dhunë seksuale ndaj tri femrave më 24 janar.
Ai kishte paraqitur një kerkesë për lirim me kusht, por Gjykata e Chester e hodhi poshtë këtë hipotezë të kërkuar për herë të tretë nga avokatët mbrojtës të kampionit francez.
Në fund të një seance që zgjati më pak se një orë, gjykatësi Patrick Thompson vendosi që Mendy do të duhet të qëndrojë në burgun e Liverpoolit derisa gjykimi të fillojë më 24 janar 2022.
/Priza.al/