Shkon 1.8 milionë numri i të vaksinuarve në të gjithë vendin, Rama ka një apel për qytetarët

Numri i qytetarëve që kanë marrë vaksinën anti-COVID ka shkuar në 1.8 milionë në të gjithë vendin. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Facebook’.

Ndërkohë Rama krahas fotos me të dhënat e vaksinimit ka bërë edhe një apel për qytetarët që të vaksinohen sa më shumë.

Kujtojmë se lidhur me vaksinimi ka pasur një debat mes opozitës dhe ministrisë së Shëndetësisë. Opozita hedh akuza se vendi ynë ka shumë pak vaksinimi dhe është me nivelin më të ulët në rajon, ndërsa ministria e Shëndetësisë i ka hedhur poshtë këto akuza.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *