Sherri tek “Andon Zakon Çajupi”, pezullohen nga detyra dy mësueset që u përfshinë (EMRAT)

Janë pezulluar nga detyra dy mësueset që u përfshinë në sherrin e djeshëm në afërsi të shkollës “Andon Zakon Çajupi” në kryeqytet. Bëhet fjalë për Domenika Toptani. dhe Elida Qenamin, si dhe janë zbardhur edhe emrat e personave të tjerë përfshirë në sherrin masiv.

‘BalkanWeb’ bën me dije se të përfshirë në ngjarje janë shtetasit Edmond Faja, Elton Kasaj, Enrik Qenami, Enea Kovaçi, Ndriçim Qefalia, Laert Duro, Alvaro Toptani, Domenika Toptani dhe Elida Qenami (mësueset).

Siç është mësuar nga hetimet, Edmond Faja, Elton Kasaj, Ndriçim Qefalia dhe Laert Duro kanë qenë pjesë e një grupi. Sipas policisë dyshohet se në ajër ka qëlluar Edmond Faja, i cili është arrestuar nga policia, ndërsa të tjerët janë proceduar në gjendje të lirë.

Ndërsa Alvaro Toptani fill pas momentit të konfliktit është larguar dhe policia po punon për kapjen e tij për të sqaruar rrethanat. Mësuesja tjetër, me të cilën dyshohet se kishte nisur konflikti që të premten është identifikuar si Domenika Toptani, por ajo nuk ka qenë në vendngjarje ditën e djeshme.

Policia ka sekuestruar armën e përdorur nga Edmond Faja, një pistoletë TT dhe nga kontrolli i territorit në vendin e ngjarjes, pranë rrethimit të shkollës është gjetur një tjetër armë zjarri që dyshohet se i përket Ndriçim Qefalisë, punonjës i Policisë Ushtarake. Nga konflikti Enea Kovaçi mori dëmtime serioze dhe është duke marrë mjekim në Spitalin e Traumës.

Njoftimi i Pilicisë:

 1 person ka rënë në pranga, ndërsa u procedohen penalisht 5 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.

Në flagrancë u arrestua shtetasi me inicialet E. F., 39 vjeç dhe proceduan penalisht shtetasit E. K., 30 vjeç, E. Q., 41 vjeç, E. K., 32 vjeç., N. Q., 43 vjeç, L. D., 41 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. T., 27 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në një lokal në afërsi të një shkolle në rrugën “Kongresi i Manastirit”, fillimisht janë konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta (për vend qëndrimi në lokal) shtetasja me inicialet E. Q., 46 vjeçe dhe D. T., 53 vjeçe. Më pas janë përfshirë në konflikt duke përdorur sende të forta, të afërmit përkatës të tyre, konkretisht shtetasit E. F., E. Q., 41 vjeç, N. Q., 43 vjeç dhe L. D., 41 vjeç (të afërmit e shtetases E. Q.) dhe shtetasit E. K., 32 vjeç, E. K., 30 vjeç dhe A. T., 27 vjeç (të afërmit e shtetases D. T). Si pasojë e konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi E. F. (i arrestuar) ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *