Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 06ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 14°C.
Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Ndërkohë që Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1°C në 03°C dhe në zonat e ulëta nga 01°C në 05°C.