Pas takimit me ministren britanike Wendy Morton, kreu i PD, Lulzim Basha ka folur para mediave duke thënë se cështjet kryesore që diskutuan ishin demokracia, krimi i organizuar dhe liria e medias.
“Takimi me ministren për Europën të qeverisë britanike ishte një mundësi e dyfishtë. Para disa javësh ka qenë këtu dhe Priti Patel dhe në veçanti diskutuam për çështjet që janë kauzat kryesore të PD dhe qytetarëve që janë çështjet e demokracisë, të bashkëpunimit të krimit të organizuar me politikën.
Një vëmendje të veçantë iu kushtuam edhe dy çështjeve kryesore, praninë e investimeve britanike në Shqipëri dhe fatin e qindra mijëra shqiptarëve që jetojnë në Britani, jo vetëm në Londër por kudo në Britaninë e Madhe, njerëz të punës, të sakrificave, interesi më i mirë i të cilëve është dhe mbetet në vëmendje të PD, qofshin nga Tropoja, Kukësi, Fieri, Burreli, Vlora apo Gjirokstra. Kemi qindra mijëra shqiptarë në Britaninë e Madhe, duam t’i shohim me letra të rregullta, të jetojnë dhe të punojnë me nder, të panjollosur nga një pakicë e vogël”, u shpreh Basha.
/Priza.al/