Ndeshja Shqipëri-Poloni/ Kompanitë e basteve zgjedhin favoritin, çfarë pritet nga Lewandowski

Shqipëri-Poloni është projektuar si një finale e parakohshme për të dy ekipet, që do të përcaktojë fatin e tyre në kualifikueset e botërorit. Polonia zbarkoi në kryeqytet me stofin e një ekipi favorit, me shifrat që flasin dukshëm në favor të polakëve teksa nuk i kemi mundur asnjë herë në 9 përballje, por dhe për të tashmen e afërt. Polonia është skuadra që na ka shkaktuar humbjen më të thellë në këtë fushatë kualifikuesesh, katër gola nuk na i shënoi as Anglia. Polonia mbi të gjitha vjen në kryeqytetin shqiptar me një lojtar si Robert Lewandowski, një super sulmues, më i miri në qarkullim dhe kandidat për të fituar “Topin e Artë”.

Bastet

Të gjithë këto faktorë bëjnë që kompanitë e basteve ta shohin Poloninë si favorite për të triumfuar në “Air Albania”. Një fitore e mundshme e Levës me shokë kuotohet me koeficientin 2 ndërsa një sukses i mundshëm i Shqipërisë vlerësohet me koeficientin 3.6.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *