‘Mbyllesha në dhomë dhe qaja’, Granit Cana habit me deklaratën e tij

Graniti dhe Monika, pas konsumit të drekës, kanë vendosur të shfrytëzojnë pak kohën për të biseduar së bashku.

Monika e pyeti Granitin lidhur me eksperiencat që ka pasur në dashuri dhe nëse ishte zhgënjyer në ndonjërën prej tyre.

Graniti pa u menduar gjatë u përgjigj duke i treguar aktores se ish-partnerja e tij e kishte bërë të derdhë shumë lot.

Jam zhgënjyer dhe kam qarë shumë, mbyllesha në dhomë dhe qaja lirisht“,- ka thënë ai.

Ai shtoi se ajo lidhje ka përfunduar jo shumë kohë më parë dhe se kjo është arsyeja që ai ende nuk ka krijuar një raport të ri.

Nuk ka shumë që jemi ndarë, ardhja këtu po më ndihmon“,- tregoi ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *