E pabesueshme, por e vërtetë/ Pas 118 vitesh zbulohet sekreti i Piccasso-s

Pablo Piccasso vazhdon të suprizojë dashamirët e artit dhe 78 vite pas vdekjes së tij. Në pikturën e artistit të vitit 1903 ‘Vakti i të verbërit’ u gjet e fshehur një grua nudo.

Duke përdorur teknologjinë e intiligjencës artificiale, ekspertët zbuluan se si mund të duket pjesa origjinale. Oxia Palus, një firmë e teknologjisë së artit me qendër në Londër, përdori teknologjinë AI për të rikrijuar pikturën dhe vepra e artit që ishte fshehur për 118 vjet u zbulua.

Sipas revistës Robb Report, Oxia Palus së pari krijoi një skicë të përafërt të figurës duke përdorur teknologjinë e imazhit XRF.  Pastaj kompjuteri plotësoi pjesën tjetër të punës, pas goditjeve të furçave të ngjashme me pikturat e bëra nga Picasso në atë kohë. Piktura u shtyp 3D në kanavacë, duke e bërë atë të duket si një pikturë e vërtetë vaji.

https://streamable.com/0rj7os

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *