Ndeshja Shqipëri-Poloni në ‘Air Albania’, zbulohet sa do të jetë numri i tifozëve polak

Do të luhet sot në stadiumin “Air Albania” ndeshja Shqipëri-Poloni. Ndeshja është në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 dhe do të nisë në orën 20:45.

Për të dyja kombëtaret, kjo është ndeshja më e rëndësishme e grupit, pasi vendosen “themele” të forta për t’i përfunduar këtë kualifikuese në vendin e dytë, që do të thotë “Play Off”.

“Kuqezinjtë” nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë një ekipi që renditet në vendin e 24 në ranglistën botërore dhe ka në gjirin e saj një nga sulmuesit më të mirë në botë momentalisht, Robert Lewandowskin.

Reja nuk do të ketë të gatshëm disa lojtarë të rëndësishëm, por ndër to, më shumë “dhembin” ato të Djimshitit dhe Sokol Cikalleshit. Kombëtarja jonë do të ketë mbështetjen e madhë të tifozëve në stadium, pasi të gjitha biletat janë shitur prej ditësh, plot 22.000.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *