Kaos në Kinë/ Përmbytet autobusi, humbin jetën 28 persona dhe plagosen 7 të tjerë

28 persona kanë humbur jetën në Kinë pas përmbytjes së një autobusi në një lumë. Ngjarja ndodhi në provincën Shanxi.

37 persona janë shpëtuar nga autobusi dhe 7 prej tyre janë dërguar për mjekim të specializuar në spital. Ndërkohë, që një preson rezulton ende i zhdukur, ndërsa shoferi i autobusit është arrestuar.

Shoferi i autobusit i kishte injoruar paralajmërimet që të mos përpiqet për ta kaluar urën që ishte pothuajse e mbuluar nga uji.

Nga vërshimet janë shkaktuar humbje ekonomike prej më shumë se 770 milionë dollarësh. Më shumë se 120.000 persona janë evakuuar në këtë provincë, pasi mijëra shtëpi janë shkatërruar dhe 190.000 hektarë me të mbjella janë dëmtuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *