Dy shoferë të rinj janë arrestuar sot në Fushë-Krujë. Në pranga ka rënë një 19-vjeçar i cili duke drejtuar “Audin”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Benz”. Ndërkohë është arrestuar dhe një 20-vjeçar i cili me mjetin e tij ka dalë nga rruga dhe ka lënë të plagosur një person tjetër.
NJOFTIMET E POLICISË:
“O. V., 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi në rrugën Krujë-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Benz”, duke shkaktuar dëme materiale”, thotë policia.
“K. D., 20 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, në fshatin Krastë, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë, shtetasit: E. A. dhe Xh. D., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/