COVID-19 dhe dëmtimet i kanë sjellë shumë probleme Kombëtares shqiptare në prag të ndeshjes me Poloninë. Pas Cikalleshit dhe Hoxhallarit, edhe mesfushori Klaus Gjasula është infektuar me Covid-19 dhe do të mungojë në ndeshjen ndaj Polonisë.
Ndërkohë që në ndeshjen e mbrëmjes së sotme, e cila do të jetë si një finale për kombëtaren shqiptare do të mungojë edhe Gjimshiti, i cili u dëmtua në ndeshjen me Hungarinë, dhe kreu një operacion në parakrah.
Shqipërisë i duhet një fitore në mënyrë që të konsolidojë vendin e dytë në grup, dhe më pas të ketë shpresë për të qenë pjesë e Botërorit, duke kaluar në play off. Edi Reja pritet që të luajë në sulm me Brojën dhe Manajn, ndërkohë që mesfusha është reparti që do të vuajë mungesat më të mëdha.
/Priza.al/