Rama apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut: Regjistrohuni për censusin, nga kjo varet fuqia kushtetuese

Kryeministri Rama i ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që sot të kryejnë regjistrimin e popullsisë. Me anë të një videomesazhi, duke i’u drejtuar të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Rama tha se nga regjistrimi varet fuqia e tyre kushtetuese.

“Sot është një nga ato momentet e jetës tuaj kur askush prej jush, asnjë i vetëm nuk duhet të mungojë në regjistrimin e ri të popullsisë së shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Ky regjistrim bëhet pas shumë vitesh. Sepse afati i mëparshëm u hoq nga ata që nuk donin t’ju numëronin. Ju e dini, e dini më mirë se kushdo dhe kush nuk e di duhet ta mësoje se nga numri i të regjistruarve varet fuqia kushtetuese e shqiptarëve në punët e atij shteti.

Nuk ju kërkohet të merrni pushkët dhe të dilni në mal, as lopatën të dilni në fushë, as të dilni nga shtëpia, por vetëm 5 minuta për të ulur para kompjuterit”, tha Rama.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *