“Ato daulle bien për ty, nuk do ta gëzosh mandatin e tretë, Edi Rama”. Ky ishte mesazhi i fortë që ish-kryeministri Sali Berisha, i përcolli Edi Ramës nga ‘Foltorja e Kukësit’.
Berisha u shpreh se, Edi Rama keqqeverisi për 8 vite dhe nuk meriton të qëndrojë më në pushtet. Sipas tij, daullet e radhës për Edi Ramën do të bien përpara Kryeministrisë, duke paralajmëruar kështu protestë anti-qeveritare.
“Edvin, ti mendon se do të gëzosh këtë mandat, dëgjoni pak ato daulle, po bien për ty. Mandatin nuk e gëzon dot ti, sepse ke vjedhur me qindra milionë, nuk e gëzon sepse vetëm në zonat e tërmetit ke përdorur 160 mln euro para në kontot për të blerë votat e njerëzve të varfër.
Nuk gëzon mandatin, dëgjoji prap ato daulle sepse ke përdorur patronazhistët, njëlloj si në kohën e baballarëve të tu mizorë për të terrorizuar shqiptarët.
Me atë daulle te Kryeministria e kemi radhën tani.
Mandat nuk ke ti. Dy ditë më parë dha dorëheqjen kancelari i Austrisë, sepse kishte dhënë para për të blerë qëndrime pozitive gjatë zgjedhjeve. Para? Ai mund të ketë dhënë, por më shumë se Edi Rama s’ka dhënë kush në Europë. Ka dhënë 160 mln euro në zonat e tërmetit, i ka dhën ë 60 mln euro ‘safetëve’ të tij në Shqipëri për asfalte elektorale. Edvin, mos luaj me pengje se këto janë punë burrash dhe jo punë pengjesh”,- u shpreh Berisha.
“Kata njerëz kanë qëndruar si viganë, të pamposhtur dhe janë më të vendosur se kurrë të rikthejnë fuqishëm PD-në si opozitë e pamposhtur e shqiptarëve. Ta kthejnë PD-në në parti të fitores së sigurt në Shqipëri. Në emrin tuaj do t’i them Zografit Bis, Edvin, ndiqe këtë Foltore, kjo është punë burrash dhe jo punë pengjesh, burrash dhe grash të lira.
Sot ne mblidhemi në këtë ‘Foltore’ për të diskutuar së bashku, për të vendosur së bashku, që t’i rikthejmë PD-së shpirtin e saj të lirisë, votën, forcën e atdheut, t’i rikthejmë demokratëve dhe demokrateve kudo që janë dinjitetin për të cilën ata sakrifikuan aq shumë në betejën për përmbysjen e komunizmit.
Ne mblidhemi në momente kritike për vendin në një kohë kur një njeri i cili ka kaluar në këto 8 vite nga skandali në skandal, ka kaluar në këto 8 vite me qeverisjen e tij duke e shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës, duke e shndërruar në vendin e dytë më të korruptuar të botës, duke e shndërruar Shqipërinë në vendin më të pashpresë të Europës dhe planetin, në vendin e braktisjes masive nga të rinjtë dhe qytetarët e saj, duke e shndërruar në vendin e mjerimit të vërtetë. Jo 8 vite, por as 8 ditë nuk meriton Edi Rama që të qeverisë”.
/Priza.al/