Policia e Durrësit ka kryer një aksion këtë mbrëmje. Mësohet se janë sekuestruar deri më tani dy mina me telekomandë, teksa është vënë në pranga një person.
Aksioni vazhdon për të arrestuar persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Bëhet me dije se minat me telekomandë kanë qenë duke u transportuar me automjet.
/Priza.al/