Pritet të nisë në orën 20:45 sfida e radhës kualifikuese e Kupës së Botës ndaj Polonisë në stadiumin “Air Albania”. Ky takim do të luhet me kapacitet maksimal të tifozëve që mendohet të jenë rreth 22 mijë të pranishëm, ndërsa nuk do të mungojnë as tifozët polakë që do të jenë rreth 1 mijë.
Kur duhen edhe pak orë para sfidës, të dy tifozeritë janë përplasur me njëra-tjetrën. Para presidencës një grup tifozësh shqiptarë janë sharë dhe ofenduar me disa polakë që ishin të pranishëm.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmat që situata të mos agravonte më shumë dhe që mos të kishte përplasje fizike mes tifozerive.
/Priza.al/