Arrestohen nëntë shfrytëzues shqiptarë. Vajzat jetonin në një vatër dhe ushqeheshin vetëm me gjërat e nevojshme, me patate. Një grua e re me aftësi të kufizuara gjithashtu u rrah, ajo u detyrua të shiste veten dhe të pastronte shtëpinë e kreut të bandës. Ai tani është në një strukturë të sigurt!
“Ju jeni plehra”! Dhe i ushqenin me atë që ishte minimalisht e nevojshme për të mbijetuar, vetëm me patate. Të dhunuara dhe të poshtëruara, u detyruan të prostituojnë natë e ditë, në shi dhe në të ftohtë. Edhe gjatë karantinës. Nëntë persona u arrestuan në Catania për trafik njerëzor, skllavërim dhe shoqatë kriminale që synonin shfrytëzimin e prostitucionit.
Një organizatë kriminale, mes të cilëve raportohet të ketë pasur edhe shqiptarë, që “rekrutonte” vajza të reja të cilave u premtoheshin mbi 6000 euro dhe më pas nxirreshin në rrugë si punonjëse seksi, është goditur në Katania, Itali.
Për rastin janë vënë në pranga tetë persona, ndërsa një tjetër është në kërkim. Hetimet për operacionin e koduar “Bokuk”, që në bullgarisht do të thotë “plehra” dhe që përdorej si term nga tutorët për viktimat, kanë nisur në qershor të 2020 pas denoncimit të bërë nga dy shtetase bullgare.
Të privuara nga çdo liri!
Gjatë hetimeve policia mësoi se pasi “rekrutoheshin” vajzat dërgoheshin në banesa gjysmë të rrënuara në distriktin San Cocimo ku mbaheshin në kushte të këqija higjienike të privuara nga çdo lloj lirie. Për t’i mbajtur gjallë, anëtarët e bandës i ushqenin vajzat shumë pak dhe kryesisht me patate. Me punën e tyre në rrugë, viktimat i siguronin grupit kriminal rreth 1,400 euro në javë secila.
Ato iu nënshtroheshin abuzimeve dhe të rrahurave dhe detyroheshin që të prostituonin çdo ditë nga ora 07.00 e mëngjesit deri në 04.30 të mëngjesit, edhe në kohën kur kishte kufizime nga pandemia. Me finalizimin e operacionit, policia konfiskoi pajisje kompjuterike, telefona celularë, sende me vlerë dhe para.
Sipas raportimeve, nga katër personat që janë tashmë në burg, tre janë shqiptar dhe një është italian.
Me hetimet e policisë, sipas Prokurorisë Publike të Katanias, “ishte e mundur të demonstrohej se organizata kriminale, e kryesuar nga çifti Emil Milanov dhe Milena Milanova, siguronte një caktim të saktë të roleve dhe detyrave, përmes kontributit dhe bashkëpunimit operacional të italianëve dhe bullgarëve, me detyra monitorimi dhe shoqërimi të viktimave “në vendin ku ato detyroheshin të punonin në rrugë.”
/Burimi: Corriere.it/ Përshtati: Priza.al/