Një anakondë gjigante, një prej grabitqarëve më të mëdhenj të xhunglave, u mbështoll rreth një krokodili amerikan pasi e kapi atë në grackë, në një betejë brutale mbijetese.
Përfundimi i kësaj beteje ishte vështirë të kuptohej nga dëshmitarët.
Kim Sullivan nga Indiana në SHBA, ishte dëshmitar i betejës së rrallë 40-minutëshe në brigjet e lumit Cuiabá në Brazil.
Fotografi që kapi imazhet dramatike, ishte në kërkim të xhaguarëve, por pikasi betejën gjatë ndjekjes së rrjedhës së lumit.
Kim thotë se, ishte një pamje që mund të shohësh një herë në jetë.
“Vrisja mendjen sesi krokodili e gjeti veten në këtë situatë, pasi anakonda duhet të ketë pasur kohë në dispozicion për të realizuar kapjen e saj mbytëse.
Pamja e betejës mes këtyre dy predatorëve gjigantë shkaktonte shumë emocione. Kishte përpëlitje të vazhdueshme nga krokodili që përpiqej të çlirohej. Ai tentonte të merrte frymë por anakonda e shtrëngonte akoma më shumë.
Shanset e fitores së të dyve ishin 50/50 por teksa beteja vijonte të zgjatej, avantazhi shkonte te anakonda. Më në fund qetësisht e pa zhurmë koka e krokodilit u zhyt në ujë, ndërsa hunda e anakondës ngrihej lart për të marrë ajër.
Por krokodili u ngrit përsëri lart dhe kësaj here në ujë ra koka e gjarprit.
Por kësaj here krokodili u ngrit i çliruar nga kapja dhe doli qetësisht në breg. Ne mbajtëm sytë nga uji dhe pas pak pamë edhe anakondën që rrëshqiste drejt bregut për t’u larguar drejt folesë së saj.
Rrjedhimisht ishte një barazim, askush nuk vdiq atë ditë”,- tha fotografi.
Anakondat janë njohur që gjuajnë dhe pre shumë të mëdha. Dy vjet më parë një video tregonte luftimin për vdekje mes një krokodili dhe një anakonde gati 10 metra të gjatë thellë në xhunglën e Amazonës.
Në atë rast zvarraniku i fuqishëm u shtyp për vdekje nga gjarpri.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/