Polonia ka shënuar golin e parë ndaj kuqezinjve në stadiumin “Air Albania”, duke thyer kështu rezultatin dhe kaluar në avantazh.
Goli ka tensionuar tifozët në stadium, të cilët kanë goditur futbollistët polakë me shishe.
Kjo ka bërë që gjyqtari të ndërpresë ndeshjen për rreth 20 minuta, duke e rinisur atë sërish, me kushtin që të mos hidhet më asgjë në fushë, pasi në të kundërt do të ndërpritet përfundimisht ndeshja.
/Priza.al/