Video/ Për herë të parë dy vetura fluturuese garojnë mbi qytetin Australian

Një veturë fluturuese që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 2.8 sekonda, ka vendosur që të lë pas Formula One, pasi me sukses ka kryer një test garues mes dy veturave të tilla fluturuese.

Testi garues është realizuar në qiell në afërsi të Adelaide të Australisë, ku me këtë është regjistruar për herë të parë një garë me dy mjeteve fluturuese.

Airspeeder është dizajnuar për të garuar me mjetet tjera motorike në ajër. Bëhet fjalë për një “oktokoper” i prodhuar nga Alauda Aeronautics, një përzitrje mes helikopterit, aeroplanit luftarak dhe Formula One.

Ky model u prezantua për herë të parë në shkurt të këtij viti, dhe aktualisht me të janë duke u kryer testime të ndryshme – përkatësisht me prototipin Mk3.

Airspeeder Mk3 ka tetë helika elektrike të vendosura përreth kabinës së punuar nga fibër karboni, e shpejtësia maksimale e këtij mjeti është 120 kilometra në orë.

Shpejtësinë nga 0-100 e arrin për vetëm 2.8 sekonda, duke lënë pas Lamborghini Huracan Evo dhe Ferrari 812. Synimi i ekipit të inxhinierëve të Airspeeder është prodhimi i kësaj fluturake që mund të vozitet nga njeriu dhe të marrë pjesë nëpër gara siç është Grand Prix.

/Burimi: DailyMail/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *