Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e së martës në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se një person ka qëlluar me armë pranë një lokali dhe nga të shtënat ka mbetur i plagosur në këmbë një person tjetër.
Personi i plagosur është shoqëruar për në spital me autoambulancë, por jashtë rrezikut për humbjen e jetës.
Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka një informacion zyrtar.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, teksa priten të mësohen të tjera detaje në vijim.
Lajmi në përditësim…
/Priza.al/