Pasditja rikthen shirat në vend, parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Dita nis me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Jugore. Parashikohet qe pasditja, të sjellë shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu fillimisht ne zonat Jugore dhe gradualisht do të përfshijnë edhe zonat qendrore. Orët e natës do të shtrijnë vranësirat dhe rrebeshet e shiut në të gjithë territorin shqiptar. Ne zona te thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore. Temperaturat e ajrit do të ulen mëngjes, POR rriten lehte në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë gjate ditës me shpejtësi 25 km/h por forcohet natën duke arritur deri ne 60 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në det dallgëzim të lartë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *