Është bërë publik imazhi i personit që mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme tek Komuna e Parisit.
22-vjeçari Redi Balla u gjet i plagosur në rrethana ende të paqarta brenda mjetit të tij mbrëmjen djeshme rreth orës 22:35. Ai ishte i plagosur në këmbë, ndërsa ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Siç shihet edhe nga fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale.
Direkt pas ngjarjes, shërbimet e Policisë bënë rrethimin e zonës dhe po vijuan kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.
/Priza.al/