22-vjeçari i plagosur mbrëmjen e djeshme në lagjen ‘Komuna e Parisit’, ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen.
Ai ka raportuar se po shkonte në shpi dhe për një moment ka parkuar makinën dhe po luante në celular teksa dikush i është afruar dhe e ka qëlluar me armë në këmbë. 22-vjeçari bëri me dije se nuk e ka parë fytyrën e autorit të ngjarjes pasi duke tentuar të vetëmbrohet ka mbuluar kokën me duar.
“Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”.
Policia po punon me kamerat e sigurisë për të marrë të dhëna që do të çojnë në identifikimin e autorit. Po ashtu po pyeten rrethi shoqëror dhe familjar i Reidi Ballës për të kuptuar nëse ka pasur konflikte. Burime nga policia thonë se 22-vjeçari nuk ka precedentë të mëparshëm penal.
/Priza.al/