‘Big Brother Vip’/ Donaldi flet për ndarjen nga Bora: Dy gjela në një shtëpi…

Në Big Brother dita ditës VIP-at po shfaqin anën tjetër të “medaljes” së karakterit të tyre. Kjo është në mundësi për ti parë ata jasht skenës mediatike dhe televizive por në brendësi të përditshmërisë.

Donald Veshaj është përfolur shumë nga mediat rozë për lidhjen e tij me moderatoren Bora Zemani. Kur gjithcka dukej se po shkonte mirë për ciftin, papritur ndahet duke lënë në pikëpytje shkaqet.

Në një bisedë me Palomën, Donaldi ka vendosur të shpreh disa të vërteta në lidhje me ndarjen me Borën.

Pjesë nga biseda me “intervistën” e Palomës:

Paloma: As xhelozia?

Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.

Paloma: Ti e vuan tani?

Donaldi: Jo…tani jo.

Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…

Donaldi: Jo, jo.

Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.

Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)

Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?

Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.

Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?

Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.

Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?

Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.

Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?

Donaldi: Mbaroi intervista.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *