Një provokim në distancë ka ndodhur nga një media e njohur spanjolle, e cila duket se po luan me dinjitetin e Kosovës. Një situatë e turpshme nga e përditshmja sportive spanjolle “AS”, ku duket se kanë nisur provokimet lidhur me Kosovën, përveç himnit dhe flamurit të saj.
Media në fjalë ka provokuar, teksa në renditjen e grupit të saj në Kualifikueset e Botërorit “KATAR 2022”, ka hequr emrin e Kosovës në tabelën e klasifikimit. Dhe më herët janë shënuar përplasje të tilla. Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, por vetëm si “territori i Kosovës”.
E tashmë kanë nisur fërkimet e para nga ana e medias së madhe sportive iberike.