Plagosja te ‘Komuna e Parisit’/ Autori u largua me ‘Audi’, shkak bëhet sherri për një vajzë

22-vjeçari i plagosur Redi Balla nuk dha asnjë detaj në lidhje me plagosjen se nga mund të ketë ardhur reagimi i autorëve megjithatë janë ngritur dyshime se ai ka dijeni mbi identitetin e autoreve.

Është bërë me dije se pasi është qëlluar me armë, ku plumbi e kapi në këmbë, i riu nuk kishte marrë në telefon ambulancën për të shkuar në spital, por iku te Trauma me taksi.

Ndërkohë më shumë detaje pritet të dalin nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë së lokaleve në zonë, që deri më tani kanë zbuluar se atentatorët u larguan nga vendngjarja me një mjet tip “Audi” me targa italiane.

Identiteti i autorëve nuk dihet ende por dihet që i riu është një person problematik, i shoqëruar disa herë në polici për sherre, që mund të kenë sjellë edhe ngjarjen e mbrëmshme. Pista që po hetohet është një konflikt që ai mund të ketë pasur me autorët në lidhje me një vajzë, por megjithatë vijojnë ende hetimet.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *