Presidenti i Republikës Ilir Meta, ta takuar sot ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishin. Meta e ka uruar Durmishin për detyrën e re dhe ka theksuar mbështetjen e tij të plotë për përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.
Ai ka shprehur besimin se marrëdhëniet e ngrohta dhe vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës do të thellohen edhe më tej dhe shprehu besim në aftësitë e Ambasadorit.
Kreu i shteti theksoi rëndësinë e madhe që bashkëpunimi mes dy vendeve ka në politikë, kulturë, tregti dhe ekonomi dhe tha se është koha që Shqipëria dhe Kosova të punojnë ngushtë për njohjen e shtetit të Kosovës, dhe se fokusi duhet të jetë integrimi europian për të dyja vendet.
/Priza.al/