Yuri Kim takim me Ahmetajn: SHBA-të seriozë në luftën ndaj korrupsionit

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim përmes një postimi në Twitter ka treguar se është takuar me zv.kryeministrin Arben Ahmetaj ku ka diskutuar mbi dëshirën e SHBA-ve për të forcuar partneritetin me Shqipërinë.

Ajo theksoi se lufta ndaj korrupsionit është në interesin e Amerikës. Ambasadorja i bëri thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime të vërteta në mënyrë që Shqipëria të jetë me e drejtë, më e fortë dhe më e pasur.

“U takova me zv.kryeministrin e ri Arben Ahmetaj për të theksuar dëshirën e SHBA-ve për partneritet   të fortë me Shqipërinë në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Gjithashtu nënvizoi se SHBA e kanë shumë seriozisht luftën për korrupsionin si pjesë e interesit tonë natyror – ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime të vërteta në mënyrë që Shqipëria të jetë me e drejtë, më e fortë dhe më e pasur. Ne diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë dixhitalizimin e regjistrave për t’iu kundërvënë ndërhyrjes ilegale njerëzore; zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitorët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimi i pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të përshkruara nga FATF. Tridhjetë vjet pas përfundimit të diktaturës komuniste, udhëheqësit e Shqipërisë nga të gjitha anët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të thyer zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? Amerika do të vazhdojë të jetë me ju në mbështetje të plotë” shkruan Kim në Twitter.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *