E arrestuan për abuzimin e tenderit, por ja çfarë thotë avokati i Thoma Gëllçit për klientin e tij

Avokati Matlija i ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi ka thënë për klientin e tij që ndodhet pas hekurave, se nuk është i qartë në lidhje me çështjen ndaj tij dhe se është surprizuar.

Ai tha se nuk e kupton pse po ndodh gjithë kjo tymnajë e madhe dhe se nuk ka qartësi të gjithë faktorëve politikë se çfarë do ndodhë me RTSH.

Matlija: Ëndrra e tij zhbëhet prej nëpërkëmbjes edhe nga ana morale ndaj tij. Pse nuk është Hapur gara? Statuti e ka të përcaktuar qartë dhe do presim që të ndodhë. Më bën përshtypje fakti që po përfaqësohet nga Avokatura e Shtetit dhe nuk ka të drejtë për të thënë gjithçka sepse kanë vetëm autorizim. Gëllçi nuk është i qartë për çështjen ndaj tij. Është i surprizuar. Tre anëtarët e tjerë janë të pafajshëm. Janë teknikë që nuk njohin procedura. Edhe akuza ndaj tyre nuk qëndron aspak. Nuk e kuptoj se përse gjithë kjo tymnajë e madhe. Nuk e di pse po ndodh, nuk ka qartësi të gjithë faktorëve politikë se çfarë do ndodhë me RTSH.  Ka një lënie djerrë të personave që janë emëruar nga Kuvendit për ta menaxhuar. Nuk është zyrtar i lartë nga ana që gjykon SPAK Sot apelojmë çështjen.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *