Janë mbyllur hetimet për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në Greqi nga i shoqi 33-vjeçar Babis Anagnostopoulos. Autoritetet kanë dalë në përfundimin se në krim nuk kishte të përfshirë asnjë person të dytë.
Avokati i pilotit është thirrur nga hetuesi për të nënshkruar përfundimin e hetimeve. Nga sa raportohet, hetuesit nuk nxorën asnjë provë të re nga procesi për verifikimin e telefonit dhe llogarisë bankare.
Ata nuk kanë asnjë informacion shtesë në lidhje me thirrjet e bëra natën kur u vra nëna e re në sy të foshnjës së saj. Ndërsa kompania nga Kina nuk u përgjigj kurrë ndaj kërkesës së autoriteteve greke në lidhje me pamjet nga karta e kamerave të sigurisë.
Sa i përket sekretit bankar, duket se ka pasur transaksione në shuma të vogla në kartat e Caroline dhe pilotit 33-vjeçar, kryesisht për shpenzimet e shtëpisë. Tashmë dosja pritet t’i përcillet prokurorit për të paraqitur propozimin në Këshillin Gjyqësor në lidhje me dënimin e Babis.
/Priza.al/