Gjatë ndeshjes së djeshme midis Anglisë dhe Hungarisë të zhvilluar në Wembley nuk munguan skenat e dhunës. Pasi Policia arrestoi një tifoz për skena raciste, më tej u detyrua të tërhiqej pasi u gjend përballë një turme tifozësh të Hungarisë të veshur me të zeza duke u përplasur në mënyrë shumë dhunshme brenda në stadium.
Policia tha se kishte bërë gjashtë arrestime, tre në stadium dhe tre jashtë, pas një nate tjetër kaotike në terrenin kombëtar të Anglisë. Brenda arenës, një tifoz u kap pasi dyshohet se ka bërë për shkelje të rëndë racore ndërsa dy u arrestuan nën dyshimin e sulmit ndaj një punonjësi të urgjencës.
Ndërkohë në ambientin jashtë stadiumit, njëri u arrestua për keqtrajtim, një tjetër pasi ishte i dehur dhe një tjetër u arrestua nën dyshimin e gjesteve të turpshme.
Federata e Futbollit u zotua të nisë një hetim dhe të paraqesë një raport në FIFA pas një mbrëmje tjetër të shkatërruar nga mbështetësit e egër të Hungarisë.
/Burimi: DailyMail/ Përshtati: Priza.al/