Skandali me lotet për Unazën e Madhe të Tiranës/ Si i ka përzgjedhur ARRSH-ja ofertat më të larta. Për 5 kontrata, 17.4 mln USD më shumë

Në 5 nga gjashtë tenderat që janë shpalluar fituesit për ndërtimin e pjesës lindore të unazës së Tiranës, Autoriteti Rrugor Shqiptar i drejtuar nga Evis Berberi ka pranuar ofertat më të larta. Efekti ekonomik llogaritet në rreth 17,4 milion dollarë, në 5 tenderat ku janë prokuruar 97,5 milion dollarë.

Abuzimi në seri nga ARRSH, kryesohet nga tenderi i lotit 6, i cili është fituar nga ‘Gjoka konstruksion’ me rreth 17 milion dollarë, ndërkohë që para saj janë renditur plot 5 oferta me vlerë më të ulët, e fundit nga ‘Kevin konstruksion’ me afro 12,5 milion dollarë, diferenca mes dy ofertave është plot 4,58 milion dollarë, ndërkohë ka edhe 4 oferta të tjera të renditura para asaj me vlerë më të ulët.

Po ashtu në lotin shtatë ARRSH ka zgjedhur ofertën afro 4,53 milion dollarë më të shtrenjtë. Bashkimi i kompanive fitues ‘ALKO-Impex’ dhe ‘2T’, dhanë një orfertë prej rreth 22 milion dollarësh, ndërsa janë dy oferta të tjera me vlerë shumë më të ulët, me rreth 18,8 milion dhe 18 milion dollarë, përkatësisht nga ‘ALB Star’ dhe ‘Kevin konstruksion’.

Në lotin katër diferenca mes ofertës më të ulët Të asaj të shpallur fituese është 3,97 milion dollarë. Bashkimi i kompanive fituese, ‘Euroteorema’, ‘Pevlaku’ dhe ‘Nova konstruksion’ ofroi rreth 20 milion dollarë, ndërsa ‘Kevin kostruksion’ rreth 16 milion dollarë, dhe ‘Alb-star’ 16,8 milion dollarë.

Në tenderin për lotin 5, oferta fituese e G.P.G. COMPANY & SENKA është afro 18 milion dollarë, ndërsa poshtë saj ka katër oferta të tjera me të ulëta, e fundit është rreth 14,9 milion dollarë nga ‘Kevin konstruksion’, diferenca është afro 3,1 milion dollarë.

Kurse në tenderin për ndërtimin e segmentit rrugor sheshi Shqiponja, Bulevardi ri-Shkozë, urat mbi lumin Tirana, diferenca e ofertës fituese dhe asaj më të mirë është rreth 1,27 milion dollarë. Alb-star që është shpallur kompani fituese ofroi gati 20 milion euro, ndërsa Kevin Konstruksion kërkoi rreth 18,6 milion dollarë.Tenderi i vetëm që ka respektuar renditjen e ofertave deri tani është ai i lotit 2.

Hijet e dyshimit për tenderat e ARRSH për ndërtimin e pjesës lindore të unazës ranë që në fillim me copëtimin në shumë lote të punimeve. Për punime prakitikisht të njëjta ARRSH kishte vendosur kritere të ndryshme për përzjedhjen e fitueseve. Skema fuksionon duket përjashtuar ofertat më të lira që kanë përparësi ligjore, me justifikime nga më të ndryshmet që i vijnë në ndihmë ARRSH-së për të bërë skualifikimet.

Kjo del fare qartë kur shikon sesi një kompani që skualifikohet në një tender, shpallet fituese për një tjetër. P.sh Alb-star që disa herë është shkualifikuar si ofertë më e mirë, ka fituar prej tenderave për pjesën lindore të unazës së re.

Berberi i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka përdorur një skemë të mirëfilltë kriminale me tenderët e ndërtimit të Unazës së Madhe, ku oligarkët e ndërtimit ndanë me njëri-tjetrin “tortën” 100 milionë euro. ARRSH, e drejtuar fizikisht nga Evis Berberi, por i “komanduar” nga Balluku dhe Rama, ka përdorur skemën e famshme të rotacionit.

Që do të thotë: në një lot fiton X firmë, në lotin tjetër firma Y, pavarëisht se mori pjesë edhe firma X.
Në njërin rast firma X fiton se di të ndërtojë ura, në rastin tjetër (lotin tjetër), kjo firmë (X) s’kualifikohet pasi s’di të ndërtojë ura!

Por, si e fitoi lotin e parë?! Tani, di apo jo të ndërtojë ura? Kjo më sipër ishte vetëm skema, pasi më poshtë do të faktojmë se diçka e tillë ka ndodhur rëndom në këto tender.

Faksimile: Fituesit i tenderit 21 milionë euro për ndërtimin e urave është kompania ALB STAR

Në procedurën e dytë ka marrë pjesë Gener 2, ALB STAR, ALH-BUILDING & GJIKURIA, BE IS &CURRI & VËLLEZËRIT HYSA, KEVIN CONSTRUKSION dhe MET ENGENEERING.

Fitues është shpallur ALB STAR.

Por, shikoni pak arsyet e s’kualifikimit të operatorit ekonomike GENER 2: nuk përmbush kriterin e punëve të ngjashme, vepra të mëdha arti, ndërtim viadukti që zë peshën kryesore të kësaj procedure. Deri këtu çdo gjë normalisht. Por, ai i përmbush fituesi, ALB STAR?! Natyrisht, duke qenë edhe fitues, i përmbush.

Faksimile: Në lotin 4, ALB STAR është s’kualifikuar se nuk ka punë të ngjashme për ndërtimin e urave

Gjithashtu është zhvilluar edhe tenderi i lotit 4. Një nga firmat pjesëmarrëse në tender ka qenë edhe ALB STAR, kompania që fitoi tenderin 20 milionë euro për ndërtimin e urave mbi lumin Tirana. Por, në këtë lot, ALB STAR është s’kualifikuar.

Arsyeja? Nuk ka punë të ngjashme për ndërtimin e urave! Ja çfarë shkruhet në dokumente: … në punën e ngjashme që ka paraqitur në sistemin elektronik të prokurimeve për këtë procedure nuk dëshmon se ka punë të ngjashme me kontratën objekt prokurimi.

Nga analiza e punës së ngjashme të paraqitur në sistemin elektronik të prokurimeve rezulton se operatori nuk ka realizuar punime në kategorinë vepra të mëdha arti tip ura. Kontrata objekt prokurimi konsiston në ndërtimin e një viadukti si vepër arti e madhe. OE nga dokumentacioni i paraqitur në sistemin elektronik nuk e përmbush këtë kriter”.

Por, si e përmbushi këtë kriter ALB STAR në tenderin e parë?

Përse ARRSH bën procedura të kota? Të paktën do të kursente kohë dhe mund, madje edhe paratë e letrës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *