“Kriza i ka themelet në abuzimin e tenderave miliona eurosh/ PD i përgjigjet qeverisë: Asnjë investim në sektorin e energjisë

Deputeti i Partisë Demokratike dhe Sekretari i Grupit Parlamentar Arbi Agalliu, ka akuzuar qeverinë se po ia faturon tregjeve ndërkombëtare krizën të cilën flet çdo ditë. Sipas tij kjo është një krizë korrupsioni që i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.

Në përgjigje të deklaratave të ministrit Ahmetaj pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, Agalliu tha se asnjë nuk përmendi se çfarë do te ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh. Ai shprehet se është e pashmangshme nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor të mos preket qytetari shqiptar.

DEKLARATË:

Përshendetje të nderuar qytetarë!

Sot dëgjuam se si qeveria i faturon tregjeve ndërkombëtare krizën të cilën e artikulon përdite. Por në të vërtetë problemi është tjetërkund.

Kjo është një krizë korrupsioni, kjo krizë i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.

Kjo krizë buron nga punësimi në administratën publike dhe në OSSHE të qindra patronazhistëve që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Kjo krizë e ka themelin në abuzimin dhe vjedhjen që bëhet në këtë sektor.

Ne nuk kemi asnjë investim real në sektorin e energjisë në Shqipëri.

Dëgjuam qeverinë sot se si tha që nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin dhe për biznesin e vogël, por në asnjë moment nuk dëgjuam se çfarë do te ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh.

Është e pashmangshme nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor të mos preket qytetari shqiptar.

Njerëzit , qytetarët, konsumatorët,, blejnë produkte dhe shërbime që ofrohen nga biznesi i madh dhe në këtë kontekst xhepi i çdo shqiptari do të rëndohet në mënyrë të pashmangshme.

Të nderuar qytetarë! Kriza nuk vjen nga rritja e çmimit të tregjeve ndërkombëtare. Kriza i ka themelet pikërisht në abuzimet dhe në korrupsionin që kjo qeveri bën.

Ju faleminderit!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *