“Nuk pranojmë shtëpia sociale, duam shpërblim”/ Banorët e Laprakës vijojnë protestën

Banorët e zonës së Laprakës kanë dalë sot për të tetën ditë në protestë duke bllokuar rrugën ku pritet të shemben 700 banesa. Në prononcim për Syri TV, banorët shprehen se janë prezantuar tre herë me projektet e Unazës së Madhe, por asnjëherë në mënyrë zyrtare. Ata kërkojnë që të bëhet transparencë se çfarë do të ndodhë me këtë projekt e banesat e tyre si dhe për procedurat që pritet të ndërmerren për banesat që kanë leje legalizim dhe ata që s’e kanë atë.

“Kemi parë tre projekte deri tani, por asnjë në mënyrë legale,”- tha njëra nga banoret.

“Të dalin në televizor të paktën, se këtu tek ne nuk vijnë kurrë, por të dalin e të na thonë në televizione se çfarë do të bëhet me ne, me dëmshpërblimet, kemi bërë legalizime,”- tha një tjetër.

“Rruga të behet por ne duam shpërblimin sipas çmimit të tregut. Ende nuk dime asgjë, jemi jerm, s’është vënë as tabela e projektit, sa do jetë gjerësia,”- shton sdikush më tej.

“Ne po dalim në protestë që shteti, qeveria ta vërë ujin në zjarr dhe të na tregojë se ç’do të bëhet me ne,”- shtoi dikush më tej.

“Nuk ka shtëpia sociale me dy vjet qira, se kujtojnë se mund të na mashtrojnë, nesër pasnesër vjen të nxjerr jashtë ai, nuk pranojmë shtëpia sociale,”- tha dhe një banor tjetër.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *