Një person me pushkë ka terrorizuar studentët e universitetit në Leioa, pranë Bilbaos. Menjëherë autoritetet spanjolle kanë evakuuar studentët.
Autori i ngjarjes është arrestuar, ndërsa raportohet se nuk ka mbetur asnjë i plagosur.
Një zëdhënës i policisë tha se i arrestuari ishte një djalë i ri, pa dhënë detaje të tjera.
“Universiteti u evakuua në orën 18.50 (me kohën lokale) dhe i dyshuari u arrestua, nuk pati të lënduar,” tha një zëdhënës i policisë në Vendin Bask.
Shumë media lokale raportuan se i riu ishte i armatosur me një pushkë dhe se kishte terrorizuar studentët duke thyer xhamat e godinës.
/Priza.al/