Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish këtë të enjte, duke nisur që nga ora 10:00 e paradites. Në rend dite, janë parashikuar disa pika për t’u hedhur për votim. Ndër to, është parashikuar miratimi i dekretit të Presidentit të Republikës, për “menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë.
Në përfundim të rendit të ditës, deputetët nga të gjitha krahët partiakë kanë të drejtën të diskutojnë jashtë çështjeve të paracaktuara.
Rendi i Ditës:
Seancë plenare PUBLIKE E enjte, 14 tetor 2021, ora 10.00 Rendi i ditës Në mbështetje të Urdhrit nr. 13, datë 12.10.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 7.10.2021. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
- Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
- Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.179, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 25, datë 22.06.2021 i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-77 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë e tij kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
- Dekret nr. 13.186, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 87/2021 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 26, datë 22.06.2021 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”. (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-77 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë e tij kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 2
- Dekret nr. 13.166, datë 16.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 79/2021 “Për të huajt”. (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-77 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë e tij kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
- Dekret nr. 11.762, datë 5.10.2020 “Për propozimin Kuvendit të Shqipërisë të kandidaturave për anëtarë të Komisionit të Konkurrencës në Autoritetin e Konkurrencës”. (Neni 60 dhe 111 Rregullore Kuvendi, ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” të ndryshuar””, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim). Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
- Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e keqpërdorimit të burimeve të administratës shtetërore, si dhe të asgjësimit të kufirit midis shtetit dhe partisë Socialiste në pushtet për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021”. (Neni 77 i kushtetutës, neni 25 i Rregullores së Kuvendit, ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
- Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier”. (Neni 77 i kushtetutës, neni 25 i Rregullores së Kuvendit, ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
- Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjell si pasojë vendimin e arbitrazhit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”. (Neni 77 i kushtetutës, neni 25 i Rregullores së Kuvendit, ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).
/Priza.al/